Thellohet tragjedia për familjen Gjoka! Sot në Itali ka ndërruar jetë edhe gruaja, Alketa Gjoka. Kur ka kaluar thuajse një muaj nga shpërthimi i bombulës së gazit në hotelin e tyre, Alketa nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, ndoshta dhe nga dhimbja dhe pesimizmi për jetën pa vajzatb duke ndërruar jetë pas tyre.
Më herët ndërruan jetë 2 vajzat e Alketa Gjokës, të moshës 15 dhe 19 vjeçe, Daniela dhe Gjoka, ndërsa i vetmi i mbijetuar deri më tani është djali i mitur, Endri.
Ky i fundit duket se është në gjendje më të mirë shëndetësore, megjithatë nuk ka dalë ende jashtë rrezikut për jetën.