Italiani Marcell Jacobs ka bërë historinë në Olimpiadën e Tokios, duke triumfuar në 100 metra me një rekord të ri europian.
27-vjeçari i la të gjithë konkurrentët prapa, pasi arriti të realizojë 100 metra me kohën 9 sekonda e 80 të qindtat, duke thyer edhe rekordin e Europës, i cili mbahej nga Francis Obikelu dhe ishte vendosur 17 vjet më parë.
Marcell Jacobs ka lindur në Teksas, por çuditërisht nuk di të flasë anglisht.