Lulzim Basha ka ngritur tonet ndaj kryeministrit Edi Rama.
Lideri i opozitës i ka kërkuar reflektim dhe të zbatojë me shpejtësi planin e tij.
Ai thotë se është një hap përpara qeverisë dhe se siguron se këto kohë nuk po bën politikë por po mendon për shëndetin e shqiptarëve.
Deklaratat e Bashës kanë qenë mjaft të forta, duke u shoqëruar edhe me përplasje të grushtave mbi tryzën e PD-së.
“Mirënjohje cdo qytetari që është bërë pjesë në përpjekjen tonë kundër përhapjes së virusit.
Cdo vend është detyruar të përballet me këto masa por jo në cdo vend ka kaq shumë varfëri, e di sa e vështirë është kjo situatë për njerëzit, këtu në mes të Tiranës dhe në vende të tjera. Kjo është një sakrificë e jashtëzakonshme që bëhet për të shpëtuar jetët e familjarëve tuaj.
T’i japim njëri-tjetrit kurajo, që të kalojmë me sa më pak dhimbje këtë sfidë. Masat u morën jo në kohë, por qytetarët i zbatuan.
Sot 2 javë pasi kërkoj marrje masash po e them troc: që situata nuk është mirë, menaxhimi i kirzës po bëhet me propagandë boshe.
OBSH kërkon testime masive ne nuk e dimë sa teste kemi. Kosova e thotë përditë sa teste bëhen, autoritetet ketu e fshehin.
Mungesa e testimeve mund të ketë pasoja fatale, mund të na tregojë vetmë majën e ajsbergut.
Ndihmat ekonomike nuk do hyjnë në fuqi para 1 prillit në një kohë kur qindra e mijëra familje janë në varfëri ekstreme.
Shprenzimet vijojnë si më pare, 5 veta marrin para për beton, kur nuk është priortet, në një kohë që prioritet është shëndetësia”, tha ai.