Violeta Manushi është një personalitet i pakrahasueshëm i popullit shqiptar. Me talentin e saj, ajo të sfidon çdo moment, pasi është një aktore qysh nga krijimi i teatrit Kombëtar dhe veçohet si një figurë, që rrallë dikush tjetër mund ta përballojë lojën e saj.
Unë do të veçoja interpretimin e saj tek “Karnavalet e Korçës”, që, nëse do ta mendosh Violetën, duhet të thuash Olimbi. Ajo e ka qëndisur rolin. Ajo figurë, ka qenë dhe do të mbetet përjetësisht një monument kulture për artin shqiptar. Roli tjetër është Ollga tek “ Zonja nga Qyteti.”
Ky rol, i arritur deri në përsosmëri në interpretimin e tij, bëri, që artistja e madhe, të ketë një emër të dytë dhe të gjithë shqiptarët ti thërrisnin Ollgë Violeta kishte të drejtë të ndjehej krenare për këtë. Gjykoj se zë vend një shprehje e Ezopit, teksa flasim për këtë artiste të madhe. Kur dikush u shpreh se “kam bërë shumë fëmijë”, ai u përgjigj se: “Unë bëra një, por e bëra luan.” Violeta Manushi, ka “lindur” shumë luanë. Jeta e saj personale, është e dhimbshme.
Violeta ka qenë një vajzë e bukur, e shëndetshme, e talentuar dhe me shumë vullnet, por ndonjëherë natyra, pa dashur të privon, qoftë edhe një gjë të shtrenjtë e domosdoshme, sikurse është krijimi i familjes, lënia e trashëgimtarëve. Unë gjykoj se janë dy arsye, që e penguan të arrinte këtë: e para se Violeta Manushi rriskoi në emër të skenës, teatrit dhe tjetra, për vetë personalitetin e saj, askush nuk ka pasur kurajon që t’i thotë “Të dua”.
Pavarësisht, kjo artiste e kish shpirtin e nënës, ajo ka luajtur në teatër dhe film deri në përsosmëri./Naishtedikur.info/