Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, teksa ishte sot pranë personave që po dezinfektojnë rrugët e kryeqytetit, nuk ka lënë pa ‘thumbuar’ kreun e PD, Lulzim Basha.
Veliaj foli në lidhje me banesën e re që Basha ka blerë në kompleksin e vilave në “Long Hill”.
“Edhe Luli nuk është aty ku ka qenë, Luli ka shkuar te Oligarkët”, ka thënë në një moment kryetari i bashkisë, duke iu referuar banesës së re të kryetarit të PD.
Kujtojmë se më herët në media është shkruajtur se Basha, ka blerë një vilë të re në “Long Hill”. Sakaq është publikuar edhe një foto e makinës së Bashës teksa futej në kompleksin e vilave.