Një infermier në SHBA, i cili ndodhej në vijën e parë frontit në luftën ndaj koronavirusit, humbi betejën me luftën kundër virusit. Më i rëndë është fakti se në spital mungonin veshjet mbrojtëse dhe personeli mjekësor ishte i detyruar të vishej me qese plastike plerërash.
Në rrjetet sociale u përhap fotoja e tre infermiereve të veshura me qese të zeza për mbeturinat dhe mbajnë në dorë pakon që i mbajnë, duke shkruar në krah: “Nuk ka veshje, nuk ka maska, jemi katandisur në këtë farë pike”.
E rëndë! Spitali përdorte qese plastike për veshje
Disa nga kolegët e të ndjerit, që punojnë në Spitalin e Manhattan, kanë fajësuar për vdekje tragjike të mikut të tyre, mungesën serioze të pajisjeve të sigurisë, shkruajnë mediat e huaja.
Mendohet se infermieri që humbi jetën, 48-vjeçari Kious Kelly, rezultoi pozitiv me koronavirus rreth dy javë më parë. Megjithëse kishte më shumë se dy javë që ishte mbartës i virusit korona, kolegët e të ndjerit shprehen se ai u pranua në spital vetëm të premten e 17 marsit.
Njëra prej kolegëve të Kellyt, pretendon se spitali duhet të mbajë përgjegjësi për vdekjen e tij. “Kious nuk e meritoi këtë. Spitali e vrau”.
Ndërkaq, edhe katër punonjës të tjerë të spitalit ku Kelly punonte, janë konfirmuar si mbartës të epidemisë.