Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell zhvilloi një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Në njoftimin e bërë publik nga vetë BE, thuhet se Borrell përsëriti kënaqësinë e tij për vendimin e Këshillit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Mësohet se u diskutuan për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërkombëtar për të luftuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe rëndësinë e trajtimit të nevojave të menjëhershme për emergjencën.
“Ata u pajtuan se është i nevojshëm një veprim i fortë dhe i koordinuar për të adresuar ndikimin e kësaj pandemie në shoqëri dhe ekonomi.
Josep Borrell nënvizoi se Bashkimi Evropian po punonte intensivisht me Ballkanin Perëndimor, dhe se bashkëpunimi dhe solidariteti janë thelbësorë”.