Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pak më parë disa foto nga ngritja e çadrave të triazhit para Urgjencës së Spitalit të Traumës, të cilat do të shërbejnë për filtrimin e rasteve të dyshuara me covid-19.
Postimi i Manastirliu
#COVID-19
Ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor, përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohur
#MeMjekëtDheInfermierët #COVID-19\