Mbrojtësi Elseid Hysaj do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Lazio, pasi u largua nga Napoli, aty ku ishte prej 5 sezonesh.
Shqiptari nuk e ka shmangur dot prezantimin para skuadrës me këngë. Hysaj zgjodhi të prezantohej me këngën e njohur “Bella Ciao”, e cila është në mbështetje të lëvizjes partizane.
Kjo nuk është pritur aspak mirë nga një pjesë e tifozëve lacialë, të cilët i kanë dalë kundër.
“Më mirë do të ishte të këndonte himnin e Romës”, “A i ka thënë ndonjë që nuk ka nënshkruar për Livornon?”, “ E kuptoj, do të luajmë me 10 lojtarë në çdo ndeshje që ai do jetë në fushë”, ishin disa prej reagimeve të tifozëve në rrjetet sociale.
Megjithatë kishte edhe nga ata tifozë të cilët i dolën në krahë Hysajt, duke thënë se kjo nuk ka lidhje me bindjet po