Kryeministri Edi Rama e ka nisur dotëne sotme me lajmin e mirë të hapjes zyrtarishtë të Bypass-it të Vlorës, i cili pritet të lehtësojë qarkullimin e makinave gjatë sezonit turistik.
Rama ka postuar një video me pamje sesi duket Bypassi, teksa shkruan se përpos lehtësimit të qarkullimit është edhe një destinacion i ri për të eksploruar.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë panoramë të bajpasit të Vlorës, tashmë një aks i hapur për të lehtësuar qarkullimin gjatë pikut të sezonit e gjithashtu një destinacion i ri për t’u eksploruar, ju uroj fundjavë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.