Sali Berisha vijon të përcjellë deklaratat e tij për të vendosur Shqipërinë kundër Kosovës dhe anasjelltas, për qëllime politike.
Së fundmi, në ceremoninë e promovimit të librit ‘Kosova e rrezikuar nga Serbia e Madhe”, ish-kryeministri akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Hashim Thaçi, duke theksuar se një grup horrash po diskutojnë hartat e lara me gjak.
“Një grup banditësh, horrash, mblidhen për të diskutuar hartat e lara me gjak të Kosovës, mblidhen për të varrosur dhe zhvarrosur Isa Boletinin.
Ky libër mund të quhej ndryshe “Habia shqiptare”, për të mos thënë “Faqja e zezë shqiptare”.
Nuk kam si të mos e them unë kur një akademik i shquar amerikan shtron pyetjen: Mirë ky Edi Rama që shkelmon interesat e Kosovës, por shqiptarët si e tolerojnë këtë”, tha Berisha, i cili rrisjell këto akuza thuajse çdo ditë në rrjetin social Facebook, si dhe në intervistat që ka dhënë kohët e fundit.