Ndarja nga jeta parakohe e aktorit të madh të humorit shqiptar i hidhëroi të gjithë.
Mirëpo ata që ia ndjejnë më shumë mungesën janë familjarët dhe miqtë e tij të ngushtë. Një ndër ta është edhe gazetari Mitro Çela, i cili ka publikuar në rrjetet e tij sociale disa nga bisedat e fundit që ka bërë me Koçon gjatë karantinës, para se ky i fundit të infektohej me koronavirus dhe të ndahej nga jeta.
Në biseda tregohet momenti kur humoristi është i sëmurë, por nuk e di akoma nëse ka virusin vdekjeprurës. Më tej, ai ka bërë tamponin dhe i tregon gazetarit me SMS se ka dalë pozitiv, prej ku dhe shtrohet në spital.
Bisedat mes Devoles dhe Çelës:
MESAZHE ME KOÇO DEVOILEN NGA KARANTINA…
-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.
Ky rit përsëritej çdo ditë.
Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:
-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…