• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Aktorja e mirënjohur Anisa Markarian festoi 59 vjetorin e lindjes

05/07/2021
in Nostalgji
A A
Aktorja e mirënjohur Anisa Markarian festoi 59 vjetorin e lindjes
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Anisa Markarian është një aktore e dashur për shqiptarët. U lind në Tiranë, më 4 korrik 1962, vajza e Agop Markarian, një dentist shqiptar me origjinë armene dhe një shqiptareje nga Tirana.

Prindërit e Agopit ishin nga Afionkaraisar, një qytet ne Turqi me pakicë armene, dhe vdiqën gjatë marshimit në shkretëtirën siriane Derxor në 1915, gjatë gjenocidit turk kundër armenëve. Agopi (lindur në 1898) dhe fëmijët e tjerë mbijetuan.

Agopi shkoi në 1921 në Stamboll dhe punoi si shegert dentist, e më pas shkoi në 1926 në Marsejë, Francë ku u diplomua për shkenca odontoiatrike në 1931. Në po atë vit shkoi të punonte në Korçë për Kryqin e Kuq.

Në 1932 hapi një klinikë dentare në Tiranë dhe punoi atje edhe pasi klinika u shtetëzua në 1948 derisa doli në pension në 1973.[2] U martua me Evgenia Goganian në 1934 dhe jetoi me të në Tiranë derisa Evgenia vdiq në 1960.[3] Më pas u martua me një grua shqiptare nga Tirana, me të cilën pati fëmijën e parë, Anisën, kur Agopi ishte 63 vjeç. Katër vjet më vonë, lindi Marku, vëllai i Anisës.[2] Për nun, Anisa pati vëllain e gruas së parë të të atit.[3]

Me profesion mjeke, Anisa u bë edhe aktore dhe skenariste e talentuar. Ka interpretuar në disa filma ku ka fituar dhe çmime kombëtare si aktore. Filmin e parë, Vajzat me kordele të kuqe e luajti në moshën 16 vjeçe.[4]

Ka botuar poezi, tregime e novela, dhe librin “Sënduku i kujtimeve” (1997).

Jeton dhe punon në Francë që prej vitit 1991, si mjeke nutricioniste. Ka dy fëmije, një vajze e një djalë.

Është mbesa e aktorit Prokop Mima.

Filmografia
Vajzat me kordele të kuqe – (1978)
Në çdo stinë – (1980) Nderuar me kupën e Festivalit të 4-ët te Filmit si aktorja më e mirë në rol kryesor.

Pranvera s’erdhi vetëm – (1988) Bashkëskenariste dhe interpretuese e rolit kryesor. Ky film fitoi kupën e Festivalit të 8-të.
Ngjyrat e moshës – (1990) Skenariste dhe interpretuese e rolit kryesor.
Loin des barb ares – (1994)

Libra
Sënduku i kujtimeve

Nderime
U nderua në 2017 nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, me Titullin “Mjeshtër i Madh” i Punës, me motivacionin: “Në vlerësim të artistes sqimatare e të talentuar, e cila përmes roleve dhe interpretimeve të saj të paharrueshme kinematografike, si dhe nëpërmjet krijimeve të saj letrare me një shqipe të përkorë, u shndërrua në një nga figurat më të spikatura të elitës artistike dhe intelektuale shqiptare”.[1]

Referime
^ a b Presidenca. “13/06/2017-Presidenti Nishani dekoron zonjën Anisa Agop Markarian me Titullin “Mjeshtër i madh””. Marrë më 15 tetor 2018.[lidhje e vdekur]
^ a b Vila, Janula (27 prill 2015). “Anisa Markarian: Ju rrëfej të parët e mi armenë”. Shekulli. Marrë më 15 tetor 2018.

^ a b Markarian, Anisa (25 prill 2017). “Evgenia Goganian Markarian: Armenia me sy te trishte”. Radi & Radi. Marrë më 15 tetor 2018.
^ Markarian, Anisa (15 korrik 2018). “Rrëfimi i Anisa Markarian: Si më zgjodhën te “Vajzat me kordele të kuqe””. Balkanweb. Marrë më 15 tetor 2018./Wikipedia



Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In