Vijon ëndrra e Danimarkës në Euro 2020.
Përfaqësuesja daneze është skuadra e parë që prek çerekfinalet pasi mposhti 4-0 Uellsin, që ja del të përsëris një tjetër surprizë si 5 vite më parë.
“Dragonjtë”, në fakt, ishin ata që e nisëm më mirë ndeshjen duke krijuar disa raste me goditje nga jashtë zone, por rreziku kalon shpejtë.
Sulmuesi i Nice, Dolberg, realizoi 2 gola, ndërsa realizuan edhe Mahle e Braithëaite.
Itali-Austri do të jetë sfida e dytë e fazës së 1/8 në EURO 2020 që do të luhet ditën e sotme. Ndeshja do të startojë në orën 21:00 në stadiumin e Wembley dhe të dyja ekipet do të kërkojnë kualifikimin për në çerekfinale.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare me trajnerin Mancini që ka bërë dy ndryshime. Acerbi në vendin e Chielinit të dëmtuar dhe Verrarti në vendin e Locatellit.