Gjashtë tifozë të Francës janë përballur me një situata sa të pakëndshme aq edhe komike, ndërkohë që ishin nisur të ndiqnin ndeshjen e kombëtares së tyre.
Franca luajti te shtunën me Hungarinë, aty ku barazuan 1-1. Gjashtë tifozët ishin nisur për të ndjekur këtë ndeshje nga stadiumi, por për fat të keq kanë ngatërruar Budapestin me Bukureshtin dhe kanë përfunduar në Rumani, ndonëse donin të shkonin në kryeqytetin hungarez.
Tifozët ngatërruan qytet dhe përfunduan në Rumani, duke u detyruar që ndeshjen ta shikojnë nga TV, raporton “Jurnalul National”.
Në Budapest luhej ndeshja mes Ukrainës dhe Austrisë dhe kur panë tifozët ukrainas, francezët menduan se ishin të skuadrës rivale të Francës.
“Kur pamë tifozët e Ukrainës, ne menduam se ishin ata të Hungarisë dhe i ndoqëm nga pas, duke menduar se përderisa ishin nga ky vend e dinin më mirë rrugën për në stadium”, tha njëri nga tifozët francezë.