Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim në një video-mesazh në rrjetet sociale ka zbardhur detaje nga takimi që zhvilloi sot me Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën ku ndodhet vendi nga koronavirusi.
“Doja të t’ju thoja se sot bisedova me presidenti Meta dhe kryeministrin Rama për tu shprehur vlerësimin për udhëheqësinë e tyre të unifikuar në luftën kundër koronavirusin në Shqipëri. U shpreha edhe mbështetjen e fortë për masat që kanë marrë në këtë betejë.
Ato janë të forta, por absolutisht të nevojshme. Ashtu sikurse kanë thënë presidenti Trump dhe kryeministri Rama: kjo është një luftë dhe për të fituar një luftë, duhet disiplinë dhe bashkim. Prindërit dhe gjyshërit tanë u thirrën në vijën e zjarrit për të dhënë jetën. Ne na kërkohet të qëndrojmë në shtëpi për të jetuar. Prandaj, le ta bëjmë këtë, le të qëndrojmë të bashkuar, të qëndrojmë të disiplinuar dhe ta fitojmë këtë luftë! Faleminderit shumë dhe rrini në shtëpi!”, tha ajo.
https://www.facebook.com/usembassytirana/videos/348168422796466/