Futja e reformës në drejtësi në fazën më delikate, atë të luftës ndaj korrupsionit, duket se i ka shqetësuar gjithë. Por ai që po e tregon nga dita në ditë se është në panik është padyshim presidenti Meta. Në fillim të muajit zbriti në rrugë kundër qeverisë, por teksa të gjithë prisnin të shpërndante Parlamentin, ai thjesht ktheu për rishqyrtim ligjin për Kushtetuesen. Ndërkohë ditët e fundit janë shtuar takimet e Metës me amerikanët dhe përfaqësues të qeverisë, duke dhënë sinjale paqeje.
Presidenti është distancuar nga sulmet dhe duket qartë se po tenton sërish pazare për t’i mbijetuar shkarkimit. Fillimisht thirri në një takim ministren e Shëndetësisë, të cilën e vlerësoi. Më pas thërrit ministrin Ahmetaj, i cili është përgjegjës për situatën e koronavirusit. Edhe këtë takim Meta e vlerësoi jashtë mase. Një reagim mjaft të butë pati edhe sa i takon masave financiare të qeverisë. Kryeministri Edi Rama në daljen për mediat tha se përgjysmoi pagat e ministrave dhe deputetëve dhe vetëm rrogën e presidenti nuk e përgjysmoi dot. Meta reagoi dhe përshëndeti platformën ekonomike, duke vendosur që dhe ai të përgjysmojë pagën. Hapi final erdhi sot. Meta pati rreth 1 orë një takim me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim. Fokus kryesor ishte koronavirusi, por mësohet se është diskutuar dhe situata politike, pasi takimi erdhi në ditën kur Venecia vendosi të shtyjë mbledhjen për sa i takon përplasjeve për Kushtetuesen.
Meta e di se nëse shkarkohet, do jetë pa imunitet dhe është i rrezikuar nga reforma. Në raportin e BE sot, kërkohej që të dënohen zyrtarë të lartë, jo vetëm të hetohen. Presidenti duke qartë se po tenton të qetësojë ujrat me amerikanët dhe qeverinë, me shpresën se reforma do godasë të tjerë dhe jo atë. Retorika e tij është zbutur dhe duke qartë se po kërkon paqe me mazhorancën. Por edhe nëse arrihen pazaret me PS, me amerikanët duket se situata është më e komplikuar. Në Kosovë, Albin Kurti u doli kundër dhe rrezikon shkarkimin. Meta jo vetëm u ka dalë kundër, por i ka sulmuar, kërcënuar e ofenduar. Madje arrit deri aty sa mori flamurin e SHBA dhe e valviti në mitingun para Presidencë, sa solli reagimin e ambasadores. Po ashtu, në raportin e DASH ju dha një shuplakë e fortë sa i takon reformës në drejtësi dhe Gjykatës Kushtetuese. Pra Meta e di se i ka pisk punët dhe po tenton të lëvizë të gjithë gurët për të shpëtuar nga shkarkimi dhe më pas nga reforma.
Më të lexuarat