Një 15 vjeçare nga Kinë, prej kohësh ndihej mjaft e sikletosur mes shoqeve të saj për shkak të një gjendje të rrallë shëndetësore që e bën të duket shumë vite më e madhe sesa është në të vërtetë.
Së fundmi me anë të një ndërhyrjeje kirurgjikale vajzës i është dhuruar pamja e ëndërruar, kjo falë edhe meritës të shumë vullnetarëve që i erdhën në ndihmë duke ofruar shuma të konsiderueshme monetare për mbulimin e shpenzimeve të operacionit. Adoleshentja e njohur nga shokët me pseudonimin Xio Feng, ishte bulizuar sistematikisht në shkollë për pamjen e saj, pikërisht kjo gjë i ka shkaktuar pasiguri dhe inferioritet gatë gjithë jetës për shkak të lëkurës së saj të rrudhur.
Operacioni për ndryshimin drastik të fytyrës së adoleshentes zgjati plot 7 orë e gjysmë, sipas mjekëve. Kirurgët nga Spitali i Kirurgjisë Plastike Shenyang Sunline pretenduan se Xiao Feng kishte Preogeria, një gjendje e rrallë gjenetike që shfaqet një në tetë milion lindje dhe shkakton “plakje të parakohshme”.
Mendohet se vajza e ka trashëguar këtë sëmundje nga nëna e saj e cila është e prekur nga një gjendje të tillë. Operacioni kirurgjik u zhvillua në 29 dhjetor dhe morën pjesë 10 kirurgë, tre anestezistë dhe pesë infermiere. Mjekët përveç heqjes së lëkurës së tepërt, i rimodeluan Xiao Feng-ut edhe hundën vetullat dhe gojën e adoleshentes.