Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të një postimi në Facebook ka vlerësuar kujdesin e treguar nga qytetarët në kuadër të masave të ndërmarrë kundër CoVid-19.
Në një video të postuar nga vetë kryeministri, shihen qytetarë të ndryshëm të cilët respektojnë distancën nga njëri tjetri teksa bëjnë blerjen e nevojshme.
“Sot shumë më mirë se javën e shkuar në respektimin e rregullave në bërje pazari e në lëvizjen në rrugë
Policia e shtetit ka kryer një sërë arrestimesh të të pabindurve dhe bashkëpunimi polici-ushtri në kontrollin e rrugëve ka qenë pozitiv
Nesër më mirë akoma, padiskutim!” shkruan Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/209465526998141/