Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi pak ditë më parë i ka propozuar qeverisë Rama 7 propozimet e LSI-së për të përballur krizën e koronavirusit në ekonomi.
Në një video të shpërndarë në Facebook, Kryemadhi rendit prioritet ku duhet të përqendrohet sot qeveria dhe te ndihmat që duhet të jepen për çdo sektor të prekur më rëndë.
Mirëpo këto pika të propozuara nuk i kanë pëlqyer as ndjekësve të saj të cilët i thotë se këto propozime nuk i bën as Gjermania. Komentuesit nuk kanë nguruar as ta thumbojnë duke i thënë që të ndihmojë edhe ajo me kursimet e saja.