Ish ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasali që i bëri gjëmën shëndetësisë, ka harruar apo është harruar si mjek dhe luan njëlloj si Berisha në Fb rolin e këshilltarit. Sot në gam-gamet e radhës ai kritikuar ashpër mënyrën se si kryeministri Rama po e menaxhon situatën nga koronavirusi.
I ftuar në studion e lajmeve të Fax News Vasili tha se problem më i madh sot është komunikimi ndërsa theksoi se Rama ka rrëmbyer të gjitha autoritetet, nuk lejon mjekët profesionistët të japin argumentet e tyre.
“Kë kryeministër keni parë të flasë çdo ditë si ky? Ky ka rrëmbyer të gjitha autoritetet. Sot u provua se nga 34 teste, 13 persona dolën pozitiv, imagjinoni të shtohen testimet. Autoritetin për situata të tilla e ka komuniteti shkencor
Problemi më i madh është komunikimi, Rama nuk ka përjetuar ndonjëherë situata të tilla, ka kaluar njëherë vendi ynë SARS-in, por edhe me gripin e derrit.
Pse njerëzit duhet të dëgjojnë ligjërata pa fund të Ramës. Ne nuk kemi nevojë të dëgjojmë mirësinë dhe bukurinë e Edi Ramës, duam të dëgjojmë zgjidhje.
Që të shuhen vatrat e përhapjes duhet shtuar testimi, është një pandemi, dhe në luftë ngrihet një shtab, një që drejton dhe secili flet për punën e tij, ne kemi një folës për të gjitha gjërat që flet mbyllur atje brenda.
Gjithnjë e më shumë duhet të dëgjojmë reagimet e mjekët, si po sillet virusi në Shqipëri, është njësoj si në Itali?”, tha Vasili ndër të tjera.
Por Harron se vendi nuk ka nevoj për këshilla mjekësh si puna e tij ndaj te vazhddoi punën duke lehur nëpër kazane si Fax i Kasemit të Vefës.