Historike për gjimnastikën shqiptare, pasi gjimnasti rus Matvei Petrov që përfaqëson ngjyrat kuq e zi ka arritur të shpallet kampion bote në Gjimnastikën Artistike.
Kampionati botëror u zhvillua në Osijek të Kroacisë, ku flamuri Kuq e Zi u ngrit lart për herë të parë në histori.
Tashmë Petrov do të ketë një sfidë akoma më të vështirë, pasi do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Tokio. Shpresojmë që edhe në atë eveniment të rëndësishëm gjimnasti kuq e zi të kthehet në Shqipëri me medaljen e artë.