Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) mbështet hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Zëdhënësi i DASH-it Ned Price e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në “Twitter”, ku shkruan:
“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesë.
Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve.”