Shumë qytetarë e morën si një mashtrim në emisionin e Enit për një mesazhi të dërguar nga Luli asaj, që t’i thoshte Ramës se a është i gatshëm të largohet dhe t’ia lërë atij postin e kryeministrit në këtë situatë?! Sot ai pavarësisht se nuk e pohoi e vërtetoi kur tha se plani i tij ekonomik për situatën e krijuar nga koronavirusi kap shifrën e 90 milionë euro, shumë më shumë se ajo që ka deklaruar kryeministri Edi Rama në planin me 7 pika për ekonominë shqiptare dhe po të ishte kryeministë do e kishte filluar zbatimin.
Në “Zonë e Lirë” Basha tha se ushtria e shqiptarëve që nuk mbyllin dot muajin po shtohet me atë të bizneseve të vogla dhe të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë.
“Ne e kemi bërë propozimin për nevojat akute të shoqërisë, biznesi, familjet. Nevojat minimale për të mos u futur në kolaps. 25 mln euro për biznesin e vogël. Plani ekonomik është 90 milionë euro në muaj. Ne sa jemi këtu nuk e kemi problemin që ka 1 në 10 shqiptarë që hanë një herë në ditë.
Gjysmat e shqiptarëve nuk mbyllin dot muajin. Po shtrohen dy ushtri, ushtria e bizneseve të vogla dhe të punësuarve që nuk shkojnë dot në punë. Kjo është sfida ekonomike.
Paketa jonë ekonomike jep këtë zgjidhje. Kjo është një zgjidhje emergjente jo afatgjatë. Kanalizo shpenzimet për sektorin social dhe të shëndetësisë. Asgjë që kemi propozuar nuk është e pazbatueshme. Po të isha kryeministër do kishte filluar zbatimi i këtij plani”, deklaroi Basha.
Kreu i PD paralajmëroi se kjo që mund t’i ndodhë ekonomisë nëse nuk merren këto masa është dëm për brezin e sotëm dhe brezin e ardhshëm.
“Jemi në një betejë të përditshme për shëndetin dhe sigurinë por kemi dhe këtë front. Meqë përdoret terminologjia luftë, lufta bëhet në çdo front. Paratë nuk mund të shkojnë për 4 veta. Gjithçka që nuk është esenciale pezullohet. Të gjitha fondet çohen atje ku duhet. Para dy ditësh janë paguar 22 mln euro, paratë e shqiptarëve për inceneratorët.
Nuk do lodhemi duke kërkuar mbrojtjen e personelit mjekësor e shëndetësor. 25 mln euro totalisht e pamjaftueshme, pothuajse e barabartë me atë që iu dha 4 vetave dje. Ne do të bëjmë gjithçka për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë”, theksoi kreu i PD.