Në Itali numri total i të prekurve ka arritur 41035, ndërsa i viktimave në 3405
Mësohet se janë vendosur në izolim dy institute murgeshash, në një total prej 59 rastesh pozitive.
Instituti i parë është ai i Figlie di San Camillo në Anagnina të Grottaferrata në rajonion e Lazio, ku rezultuan pozitive 40 murgesha, një prej tyre e shtruar në spital.
Po ashtu u izolua edhe instituti i motrave engjëllore në San Paolo në rrugën Casilina të Romës, ku rezultuan pozitive 19 raste.