Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje akuzave politike nga LSI se ky i fundit nuk shkon në zyrë për shkak se ka frikë nga koronavirusi.
Ai shprehet se kjo është një kohë që trimëri është të rezistosh sa më shumë pa dalë nga shtëpia.
Kujtojmë se Petrit Vasili është shprehur disa ditë më parë se Rama ka frikë dhe fshihet në Surrel.
“Uroj të jeni mirë në shtëpitë tuaja, edhe unë në shtëpi sot dhe më vjen të qesh se ajo puseta e hapur dixhitale që e dini të gjithë ku bie, kishte përhapur fjalën që nuk shkoj në zyrë nga frika. Në fakt në zyrë kam qenë i detyruar të shkoj çdo ditë se ma ka dashur puna, por kjo është një kohë që trimëri është të rezistosh sa më shumë pa dalë nga shtëpia dhe kur del, të dalësh vetëm nëse ke një punë të domosdoshme, pa u shoqëruar me askënd. Dhe të mos prishësh radhën dhe distancash kur shkon të blesh diçka” tha Rama.