Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Ankimi është dorëzuar këtë të enjte në Gjykatë dhe pritet që në ditët më vijim të hidhet shorti për gjyqtarin.
Vendimi parashikonte që ish-kryeprokurori ta dënimin: “Burgun ta kryejë në burg të sigurisë së zakonshme, menjëherë sapo të marrë formë të prerë”, u shpreh në seancë gjyqtarja Daniela Shirka.
Llalla është zyrtari më i lartë i dënuar ndonjëherë në Shqipëri.
Atij do t’i konfiskohet pasuria: Një apartament në Durrës dhe 3 tokë arë janë pronat që janë sekuestruar dhe kjo me kërkesën e SPAK.
Gjatë seancave gjyqësore, Adriatik Llalla kërkoi pafajësi, teksa e konsideroi akuzën ndaj tij si të stisur.
Gjatë mbrojtjes, avokati i tij tha se ata pranojnë vetëm një mosdeklarim të pasurisë nga ana e kryeprokurorit kur ushtronte funksionin e tij, por atë e quajti gabim njerëzor.
Bëhet fjalë për 7050 dollarët që Llalla nuk i ka deklaruar, që korrespodojnë me kohën e Gjermanisë dhe sipas avokatit pranojnë mos deklarimin e tyre të shpenzuar në Gjermani, por këtë gabim e lidhi me gjendjen emocionale të familjes dhe Llallës.
Ndërsa 2 rastet e tjera të mosdeklarimit mohohen nga Llalla. Avokati i tij tha se çështja është e paragjykuar e padrejtë dhe e stisur.
Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.