Policia në Wuhan kërkoi ndjesë për trajtimin që i bëri mjekut hero Li Wenliang. Doktori ishte i pari që dha alarmin për koronavirusin dhe si përfundim ndërroi jetë pikërisht pasi u infektuar nga Covid-19.
34-vjeçari u akuzua se shpërndau informacione false në internet. Zyra e Sigurisë Publike në vatrën kineze të virusit shkroi se për çështjen pati aplikime të gabuara të ligjit dhe procedura jo të rregullta.
Ndjesa vjen pas konkluzionit të “National Supervisory Commission”, sipas të cilit veprimi i policisë ishte i gabuar.
Në dhjetor 2019, dr. Li Wenliang kishte vënë re 7 raste të një virusi që i kujtonte Sars, në spitalin e Wuhan-it ku punonte. Kishte tentuar, pa sukses, të njoftonte kolegët, të ndante alarmin që i ishte ngjallur nga ato raste të dyshuara, por autoritetet lokale i bënë të kuptonte se ishte rasti për të përgënjeshtruar atë që kishte thënë.
Më pas ai e tregoi historinë në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të tij në krevatin e spitalit, ku ndodhej me tuba oksigjeni për shkak të koronavirusit. Por, në ato momente, për mjekun hero nuk mund të bëhej dot asnjë gjë.