“Një përvojë e frikshme që nuk do t’ja uronte askujt”. Kështu e përshkruan situatën që kaloi pas infektimit me koronavirus V.Kola, babai i pacientit zero.
Në një intervistë për emisionin “Arena” nga Dritan Hila në Rtv Ora, Kola në një lidhje telefonike nga Shërbimi Infektiv falenderoi stafin mjekësor atje për kujdesin.
Prej 10 ditësh sëbashku me të birin ndodhen të shtruar në këtë pavion. Situata shëndetësore e djalit është e qendrueshme, ndërsa ai vetë pret analizën e dytë për të konfirmuar shërimin nga koronavirusi.
Pjesë nga intervista:
Hila: Si ishte të jetoje me koronavirusin?
Kola: Të them të drejtën, e përjetova një provë që nuk ja uroj askujt kurrë. Ju them me bindje që përjetimi është më i frikshëm sesa realiteti. Më shumë është frikë, ankth që vjen nga lajmet, nga mediat.
Terapia ka qenë, që ne merrnim një herë në 12 orë ilaҫe.
Ushqimin na binin tek krevati, dhe na kanë shërbyer shum mirë, për mua janë heronj personli mjekësor.
Hila: Takoheshit me të afërmit?