Nëse masat e marra nga kryeministri Edi Rama për parandalimin e përhapjes së koronavirusit morën kritika, në fakt një gjë të tillë e bëri edhe Amerika. Presidenti Trump, ashtu si në Shqipëri, po ndërmerr masa drastike me qëllim mbrojtjen e jetëve njerëzore nga koronavirusi.
Ka qenë vetë Presidenti Donald Trump I cili nxori udhëzime të reja për amerikanët që të ndjekin këto 15 ditë në mënyrë që të ngadalësojnë përhapjen e shpërthimit të koronavirusit.
Video e Presidentit amerikan është publikuar edhe nga kryebashkiaku Veliaj teksa shkruan: “Kush kishte dyshim për masat e marra nga Edi Rama dhe kish nevojë për konfirmim, ja ku e ka”.
Shtëpia e Bardhë tani po rekomandon që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi, përfshirë edhe ata që janë në moshë të re dhe gëzojnë shëndet të plotë, ndërsa rekomandojnë që të punohet nga shtëpia. Gjithashtu amerikanëve u kërkohet që të shmangin grumbullimet, të kufizojnë lëvizjet, të ndalojnë shkuarjen në bare dhe restorante etj. Për më tepër shihni videon e publikuar nga vetë Presidenti amerikan Donald Trump.