“Ju kontrollojmë nga sinjali telefonik, mos dilni nga shtëpia, është e rëndësishme që këtë betejë ta fitojmë së bashku”. Kështu deklaruan autoritetet lombarde, duke theksuar thirrjen ndaj njerëzve që të limitojnë lëvizjet e panevojshme.
Sipas të dhënave të operatorëve telefonikë të lidhur me celularët e lombardëve, 4 në 10 persona vazhdojnë të lëvizin pavarësisht masave ndaluese të marra nga qeveria. “Është një e dhënë jo e ulët”, -tha zv.guvernatori i rajonit, Fabrizio Sala.
“Janë lëvizje të personave që kanë ndërruar zonë, spostime me 500 metra, 1 km, ose dhe më shumë. Falënderojmë kush është i detyruar të shkojë në punë për të garantuar qetësinë e atyre që rrinë në shtëpi. Gjithë të tjerët që lëvizin për arsye të panevojshme, të rrinë në shtëpi”, -tha Sala.