Ajo që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër është e pazakontë, bëhet me dije nga burimet zyrtare se është përballur me stuhi si pasojë e uljes së temperaturave.
Një ditë më parë rrugët e qytetit janë zbardhur nga breshëri që ka përfshirë zonën. Nga pamjet e videos shikojmë sesi prania e breshërit ka zbardhuar rrugët.Ndërsa automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra.
“Në disa rrugë të qytetit të Shkodrës, reshjet intensive të breshërit kanë krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve mëngjesin e sotëm. Menjëherë, ka nisur puna për pastrimin e rrugëve, ndërsa u bëjmë thirrje pronarëve të bizneseve, të pastrojnë trotuaret para njësive të tyre tregtare për të lehtësuar edhe lëvizjen e këmbësorëve,” shkruan Bashkia e Shkodrës.