Kryeministri Edi Rama ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter ndaj propozimeve nga Lulzim Basha lidhur me planin ekonomik për të ndihmuar qytetarët dhe biznesin në përballimin e gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
“Ky plani 7×7=42 qenka lule corone! Me këtë i bie t’ia bluajmë vetë kockën vendit dhe t’u hamë fëmijëve gjithçka, më shpejt se sa vetë corona synon t’u marrë frymën më të moshuarve! Hajde plan hajde! Nuk thonë kot vesi del me shpirtin, s’ka coronë që e nxjerr! pffff…ç’maskaradë!” shkruan Rama.