Sot shoku Albin e bëri “foro” si trim dhe burrë që është. Sfidoi njëkohësisht gjithë “armiqtë” e Kosovës Rusin dhe Kinën, kryeministrin e Shqipërisë Ed Rama dhe Covid-19, “tëpkë” si babai i tij i hershëm poltiko-ideologjik, Sali Ram Berisha.
Teoritë Saliut për të mos u vaksinuar me vaksina ruse dhe kineze, sepse nuk janë të sigurta, sepse i ka sjell Edi Rama që “urren” shqiptarët Albini i përktheu me gjuhën e vetvendosësit për jetën e njerë,zve sipas mësimeve të Enver Hoxhës: Bar do hamë dhe dorën nuk i’a shtrim armikut.
Mosnjohësit e Kosovës Kina dhe Rusia, nuk po i dhurojnë e as nuk e njohin farë e Albinin por dhurata vinte nga Shqipëria, vendi amë që ka vavaksinuar qindra mijëra njerëz dhe renditet vendi i parë sot në Europë për frymë popullsie për numrin e të vaksinuarve.
Sigurisht që Edi Rama u ofroj kosovarëve vaksinat, duke menduar se jemi i njënjti popull, i njenjti gen dhe as që i ka shkuar ndërmend se tashmë Albini i shikon kosovarët si “albinar” dhe u ka në dorë edhe jetën.
Shumë shpejt kokfortësia e një idioti, që tallet me jetën atyre që e kanë votuar do shpërblehet me viktima dhe si ata që e kanë votuar edhe ata që nuk e kanë votuar do e kuptojnë se në dorë të kujt ka përfunduar Kosova kur gjëma do i bjerë në derën e tyre.
Me keqardhje, por nuk na mbetet gjë tjetër vetëm t’iu urojmë : Zoti ju ruajt se nga Covidi i’u ruan Albini pasi e siguroi veten dhe familjen duke u vaksinuar! /Ekskluzive.al