Kryeministri Edi Rama në takimin e tij në qytetin e Korçës ka folur për aeroportin e Kukësit duke thënë se për pak ditë do të bëhet ulja e parë e avionit të Air Albanias.
Me nota ironie, Rama u shpreh se janë përzgjedhur çunat e Kukësit për të ardhur nga Londra në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve.
‘Aeroporti i Kukësit për pak ditë do të hapë dyert për uljen e parë të Air Albanias me cunat e Kukësit që vijnë nga Londra të seleksionuar në bazë të numrit të sharjeve dhe përqeshjeve që më kanë bërë mua kur thoja që do bëjmë aeroport në Kukës.
Aeroporti i Vlorës është në fazën e nënshkrimit të kontratës. Pas daljes së fituesit, do të lançojmë garën për aeroportin e Sarandës. Ndërkohë që në aeroportin e Tiranës fillon investimi për terminalin e ri dhe për zgjatjen e pistës për të garantuar dhe fluturimet transoqeanike duke nisur nga fluturimet me Amerikën.’-tha Rama.