Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale të dhënat mbi barometrin global të vaksinimit në 7 ditët e fundit, ku Shqipëria renditet e para.
Rama shkruan se ne do ta fitojmë këtë luftë dhe do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm
*të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”, shkruan kryeministri Rama.