Një djalë i ri ka tentuar që t’i vjedhë makinën në kërcënimin e armës një pensionisti amerikan në Atalanta.
Gjithçka ndodhi në një karburant, ku hajduti i afrohet nga pas 82-vjeçarit që doli nga makina dhe nën kërcënimin e armës tenton të kryejë vjedhjen.
Megjithatë ky veprim duket se nervozoi të moshuarin, i cili menjëherë reagoi duke ia rrëmbyer armën nga dora, e nga goditja e fuqishme e rrëzon për tokë adoleshentin.
Por pas një orvatje disa sekondëshe, hajduti arrin të ngrihet në këmbë, merr armën dhe tenton të largohet nga vendi i ngjarjes me mjetin e të moshuarit.
Kur i dyshuari e pa se nuk mund ta ndizte makinën, ai u ngrit duke vrapuar. Çelësat e mjetit u gjetën në trotuarin pranë karburantit, tha policia.