Ambasada Amerikane i ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë. Në veçanti ambasada ka uruar mjekët dhe infermierët të cilët ndodhen në vijën e parë duke luftuar me Covid-19.
“Gezuar Pashket nga të gjithë ne Ambasada Amerikane! Ne urojmë një ditë të bekuar për të gjithë veçanërisht për mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që po kalojnë këtë ditë të shenjtë në vijat e frontit duke luftuar COVID19! Çdo ditë, por sidomos sot le të festojmë të gjithë shpresën dhe të presim fillimet e reja!”, shkruan Ambasada Amerikane.