Gazetarja Nisida Tufa ka marrë dozën e parë të vaksinës kineze “Sinovacc” para kryeministrit Edi Rama. Pasi i ka shprehur këtij të fundit, se është pro vaksinimit, ka kërkuar të marrë “live” dozën e saj, ndërsa kryeministri ka parë nga afër gjithë procesin.
Në një moment ai është vetëofruar për ta ndihmuar me skaletën dhe me mikrofonin, duke i premtuar se nuk do t’ia lexonte pyetjet e shkruara.
“Ti mbaj unë këto! Të të shërbej pak? Nuk t’i lexoj pyetjet jo!,”-tha Rama.