Pas publikimit të një video të ditës së sotme, ku Luli fle gjumë në makinë në orën 4 mbasdite, Bilushi i Metës doli me një deklaratë publike, që justifikon videon:
“Të dashur miq!
Të gjithë ata që çuditen nga video-ja e Lulit duke fjetur në makinë, janë hipokritë.
Kushdo që do ishte në vendin e tij, do të bënte atë që ka bërë ai.
Ai ka qenë sot në Kukës, ku është pritur nga demokratët kuksianë.
Ka ngrënë dhe një fli në një shtëpi kuksiane.
Flija nga vet përbërja e saj, është një byrek i rëndë, me peta mielli dhe vaj e gjalpë midis, që piqet në saç, petë pas pete.
Ajo e bën atë një ushqim shumë të rëndë.
Luli e ka pas dëgjuar këtë nga nëna, se si e ka pas bërë gjyshja, dhe e provoi.
Natyrisht që është ushqim i rëndë dhe kërkon të tretet.
Për këtë, ajo të jep shenja lodhje dhe pagjumësi, pasi stomaku tenton ta tresë, e ai nuk tretet.
Kjo të shkakton ndjenjë gjumi, pasi të rrit shumë sheqerin në gjak.
Nga ana tjetër, pasi ka fituar një qetësi shpirtërore pas atyre takimeve të suksesshme, ai natyrisht ka nevojë të qetësohet dhe të ndihet i qetë pas gjithë asaj lodhje.
Pra llogarisni vuajtjet e stomakut nga flija, plus qetësinë e trurit pas garantimit të fitores në Kukës.
Janë dy elementë që të stimulojnë gjumin.
Arsyeja e tretë lidhet me Edi Ramën.
Trafiku në hyrje të Tiranës është akoma shumë i rëndë dhe çdo pasagjer e ka të nevojshme të marrë një sy gjumë, derisa të kalojë.
Dhe Luli ka bërë atë që bëjnë shumica e pasagjerëve, në orar dreke.
Kjo tregon se ai është njeri normal, jo si Edi Rama, që se zë gjumi nga frika e humbjes së pushtetit.
Ai e ka pushtetin e sigurtë.”