Mediat angleze shkrujnë se Presidenti i Leyton Orient, Francesco Becchetti nuk do të ekstradohet në Shqipëri për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parash, vendim i marrë nga një gjykat angleze.
“Gjyqtarja e qarkut Nina Tempia, e ulur në Gjykatën e Magjistraturës në Westminster, në Londër, tha se ajo po vazhdonte çështjen kundër Z. Becchetti, 48 vjeç dhe bashkëpunëtorit të tij të biznesit Mauro De Renzis, 61 vjeç, i cili u akuzua për të njëjtat vepra. Beccheti i shpëtoi ekstradimit por megjithatë nuk i shpëton dot kërkimit ndërkombëtarë”
Sot sipas VOA Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015?!
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi amerikane, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht” shkruan Zëri i Amerikës.
Por në fakt kjo është një gënjeshtër, sepse nuk është e vertet se Beccheti ka hedhur ne gjyq shtetin Shqiptar për licencën e Televizionit dhe eshte për të ardhur keq që Zeri i Amerikës nuk ka informacion se çfarë ka fituar trafikanti Beccheti që në të vërtet nuk ka fituar asgjë sepse drejtësia shqiptare e ka Beccheti njue person të shpallur në kërkim nderkombëtarë, për zhvatjen me anë të mashtrimi të qindra miliona eurove.
Gjyqi mes shtetit Shqiptare dhe Trafikantiit Becheti është në arbitrazh për koncensionin e Importimit të mbetjeve të riciklushme, e fituar nga nëna e Bechetit, trafikantja në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe Evazion fiskal nga Italia Liljana Condamino.
Koncension i bërë dhuratë nga qeveria Berisha dhe i prishur menjëher porsa erdhi në pushtet nga qeveria Rama e cila e kishte premtuar në fushat.
Becheti është në kërkim ndërkombëtar për mashtrim dhe evazion fiskal me rimbursimin e TVSH me hidrocentralin e Klivaçit. Në tetor të vitit 2014, kompania e zotëruar nga Becchetti e paditi Shqipërinë në Gjykatën e Arbitrazhit duke kërkuar zgjidhjen e koncesionit të Kalivaçit dhe 137.3 milionë euro dëmshpërblim nga qeveria shqiptare, me pretendimin e ishte shteti shqiptar ai që e kishte penguar ndërtimin e hidrocentralit.
Pas zhvillimi të gjyqit Beccheti e humbi dhe i detyrohet shtetit 7 milion dollar vetëm nga mashtrimi, kurse evazioni dhe mashtrimi real i kalon shifrat e 100 milionëve që Beccheti i kaloi në lavatriçwen e pastrimit të markës TV AGON. Nuk është aspak e vërtet që ekziston ndonjë gjykatë ndërkombëtare që gjykon hapjet apo mbylljet e ndonjë leje biznes, kur shteti nuk ka asnjë një lloj lidhje me aktivitetin, sepse licensa e Tv nuk mund të prodhoi konflikt mes palëve.
Gjithashtu TV Agon është produkt i veprave të ndryshme penale të grupit Becchetit në Shqipëri dhe Itali dhe pastrimi i parave ishte qëllimi dhe baza e këtij aktivitet
Ndërsa mbyllja u bë pasi mashtruesit Beccheti i kaluan pronat në sekuestro, për veprat kriminale të tij dhe grupit te tij “Hidro SRL”. Pra, shteti shqiptarë duhet ta sjell Bechetin para drejtësisë për të dhënë llogari para autoriteteve ligjore shqiptare. Vetëm nëse Beccheti fiton pafajësin, atëhere ligji mund ta dëmshpërblejë për prishjen e kontratës së mbetjeve italiane, por edhe për dëmet ekonomike pas sekuestros nga prokuroria shqiptare të aseteve të tija në ekonomi.
Qendrës Ndërkombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Investimeve (“ICSID”) të Bankës Botërore nuk i zbatojnë vendimet mbi 1/3 e antarëve të OKB dhe gjithë ata vende që nuk kanë një kontratë njohje.
Rasti në fjalë nuk ka lidhje me prishje marrveshje mes investitorit dhe shtetit, por investim i pezulluar nga organet e drejtësisë, i dyshuar si produkt i disa veprave penale financiare të Becchetit.
Arbitrazhi Ndërkombëtar ofron zgjidhjen e vetme për shkeljen e një të drejte ligjore, për shembull, në rast mosmarrëveshjeje ndërmjet një investitori dhe një shtetit dhe kuptohet të kërkohesh nga drejtësia e një vendi për krime financiare nuk mud të pretendosh se ke konflikt me shtetin, sepse i bie që hajduti të ankohet kundra policisë që i merr plaçkën e vjedhur që e mban si relike.
Ndaj Beccheti kurrë nuk do shpërblehet nga shteti shqiptarë, pa dhënë llogari për akuzat e ngritura ndaj tij, nënës së tij dhe bashkëpuntorëve italian para drejtësisë.
As nuk mund të imjinohet se TV AGONI është mbyllur politikisht, siç thotë VOA, sepse është gjëja më qesharake dhe idoteske që thuhet kur telehalet në Shqiperi mbysin me erën e shpifjeve dhe të mashtrimit gjithë opinionin dhe nuk kanë paguar askush asnjë cent gjoba nga autoritete. Gjyqi mes Becchetit dhe Shqipërisë është një nga dhuratat kriminale që bëri Berisha në ditët e tij të zeza të viteve të pushtetit Shqipërisë. /Tellalli.al