Kryeministri Edi Rama ka folur sot pas takimit me presidentin francez Emanuel Macron, duke zbardhur bisedat me të.
“Ishte një ftesë e presidentit dhe ai dëshironte që të kalonte një drekë punë me mua për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale, ecurinë e programit të agjencisë francezë për zhvillim që është angazhuar në financimin e tre projekteve të rëndësishme, ku më i rëndësishmi është për finalizimin e gjithe punës për të përmbyllur investimet tërësorë në ujësjellësin e Durrësit dhe për të garantuar ujë 24 orë pa ndërprerje, ku presidenti e mori si angazhim pas tërmetin, së dyti për sistemin elektorenegjitik dhe një program për gratë dhe vajzat” – tha Rama.
I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë ai negociator për dialogun Kosovë- Serbi, Rama tha:
“Nuk jam njeriu i duhur për të negociuar mes Kosovës dhe Serbisë sepse unë jam palë dhe si i tillë mbroj interesat e Kosovës dhe Shqipërisë bashkë.
Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme.
Nartyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam palë”.
Sa i përket integrimit kryeministri u shpreh se Shqipëria i ka bërë detyrat e saj dhe gjithçka varet nga problematika brenda BE-së.