Të strukur nën ombrellën e arritjes së standardeve të zgjedhjeve të 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kryen tendera pa fund dheme negociim direkte. Tenderi më i fundit është ai që kap shifrën e rreth 1 milionë USD për votimin dhe numërimin elektronik të votave. Përpos shifrës, ajo që bie në sy në tender është se nuk ka pasur garë, por vetëm zgjedhje të kësaj kompanie si “oferta më e leverdisshme”.
Nga kjo marrëveshje mes KQZ-së dhe kompanisë holandeze, e cila ka përfituar rreth 1 milionë USD dhe për dy muaj për një projekt pilot që do të zbatohet vetëm ish-minibashkinë numër 10 në Tiranë.
Sipas dokumenteve, procedura e këtij tenderi shikohet se ka qenë e tipit me negocim, pa njoftim. Në të ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila natyrisht është shpallur edhe fituese. Holandezët e Smartmatic International Holding B.V. u shpallën fitues me vlerë të ofruar prej rreth 1.2 miliardë lekësh të vjetra me TVSH dhe se vlera fituese është mjaft pranë me vlerën e fondit limit, afro 90.4% e saj.
Sipas dokumenteve, projekti i KQZ-së ka për qëllim ngritjen e një sistemi elektronik i menaxhimit të votimit dhe rezultateve në Shqipëri, i cili do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme Parlamentare 2021, në 32 qendra votimi. “Për votimin elektronik te zgjedhësve do të implementohet Sistemi Elektronik i Menaxhimit të Votimit dhe Rezultateve duke përdorur Pajisje Elektronike e Votimit dhe Numërimit të vendosura nga 2 në çdo qendër votimi pjesë e projektit” thuhet në këto dokumente. Sipas saj, në këto qendra do të ofrohet votimi elektronik si dhe përllogaritja e rezultatit përfundimtar në nivel të Qendrës së Votimit, pas mbylljes së procesit të votimit në secilën qendër respektivisht.
Por jo vetëm kaq, që nga koha e nisjes së punës së KQZ-së së re të drejtuar nga Celibashi, janë kryer 7 prokurime publike me vlerë rreth 500 milion lekë, të cilat janë fituar me 97 deri në 100% të vlerës limit të përcaktuar nga drejtueis i këtij institucioni. Këto tendera janë pulbikuar së fundmi nga mediat.
Tenderi nr.1 Sistem i integruar i menaxhimit te informacionit zgjedhor (IEMIS).
Kompania fituese në këtë tender me fond limit 13,280,000.00 Lekë është shpallur duke ofruar 13,120,000 lekë ose gati 99 për qind të fondit limit dhe pa garë.
Tenderi nr.2: Prodhim procesverbale me leter kimike dhe zarfa sigurie. Nr Reference: REF-84147-01-16-2021
Kompania fituese është shpallur si e tillë në këtë tender pasi ofroi 20,199,150.00 Lekë. Fondi limit i shpallur i përcaktuar nga KQZ-ja e drejtuar prej Celibashit ishte 20,257,582.00 Lekë. Pra kompania fituese e kryen punën me 99,7% të fondit limit dhe pa garë.
Tenderi nr.3: Blerje vula (kode) sigurie, me numër reference REF-84302-01-19-2021
Kompania u shpall fituese e këtij tenderi me fond limit 17,472,500.00 Lekë duke u treguar e gatshme për të kryer punën kundrejt 17,372,485.00 lekëve. Kompania merr 99,4 % e fondit limit.
Tenderi 4- Procedura e prokurimit me REF-86348-02-08-2021 me objekt “PRODHIM DHOMA TË FSHEHTA DHE KUTI KARTONI” me fond limit 9,117,583 lekë pa TVSH.
Fituesi u shpall me fondin 9,115,000.00 Lekë. Procedura: Me negocim, pa njoftim/Gazeta Shqip


