Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç sot u kollit shumë pasi piu ujë në konferencën për media. Ai u kollit për më shumë se dhjetë sekonda dhe ky ishte një çast i mundimshëm për të.
Vuçiç tha se ai u kollit vetëm pasi pinte ujë.
“Unë vetëm u kollita, për të mos u shqetësuar, nuk është coronavirusi. E di se shumë do të ishin të lumtur nëse do të ishte një koronavirus, por nuk është”- tha ai.
Deri më tani, 12 raste të infeksionit me koronavirus janë raportuar në Serbi, dhe janë futur në karantinë.
blob:https://www.youtube.com/bb8a274d-2890-4b98-8aff-4ad940670257