Një lajm tronditës ka marrë mbrëmjen e djeshme sulmuesi argjentinas, Angel Di Maria, teksa po luante në ndeshjen mes Paris Saint Germain dhe Nantes.
Ishte minuta e 62-të e ndeshjes kur argjentinasi u zëvendësua dhe kjo ndodhi pasi drejtori sportiv Leonardo ia kërkoi trajnerit Pochettino.
Leonardo u njoftua nga policia franceze se në shtëpinë e Di Marias ishin futur hajdutët teksa po zhvillohej ndeshja PSG – Nantes (1-2).
Të armatosur deri në dhëmbë, hajdutët përveç se morën gjëra të çmuara nga shtëpia e argjentinasit ata kanë mbajtur peng edhe gruan e tij dhe dy vajzat.
Mediat franceze kanë raportuar se me ngjarjen po merret policia, ndërsa deri më tani Di Maria ende nuk është bashkuar me gruan dhe vajzat e tij të cilat janë të mbajtura peng.