Vijon të mbetet e pashpjegueshme se përse Prishtina ka refuzuar ftesën e qeverisë shqiptare për të vaksinuar mjekët kosovarë me vaksina të ardhura në Shqipëri.
Javë më parë, në ardhjen e sasive të para, kryeministri Rama tha se Shqipëria merr përsipër vaksinimin e një pjesë të mjekëve nga Kosova, por në Kosovë dhe jo në Tiranë, për shkak të kushteve nga vëna nga kompania që i sillte ato. Por ditë pas dite, nga Kosova pati vetëm heshtje.
E pyetur në një emision të fundit televiziv se përse mjekët kosovarë nuk i janë përgjigjur ftesës për vaksinim nga Shqipëria, ministrja Manastirlliu tha se ndoshta kjo do ndodhte ditët e ardhshme, pa qenë në gjendje të jepte ndonjë shpjegim.
Dhe ndërkohë, pas ftesës së radhës që kjo të ndodhte në Kukës, nga qeveria kosovare, më saktë nga ministri Zemaj, vjen kjo përgjigje e çuditshme në paqartësinë e vet,
“Prioritet është vaksinimi i kuadrit shëndetësor, kur dihet përkushtimi i tyre dhe vdekja e mjekëve dhe infermierëve duke trajtuar virusin.
Ne kemi plan të hartuar si do të zhvillohet vaksinimi, prioritet janë kuadri shëndetësor”, ka deklaruar kreu aktual i shëndetësisë kosovare.