Menjëherë pasi policia bëri të ditur se janë mbyllur mbi 500 lokale dhe ambiente të mbyllura, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama.
Teksa falenderon të gjithë pronarët e lokaleve, palestrave apo edhe të klubeve të natës, Rama paralajmëron se masat shtrënguese do të vijojnë.
FRIKË JO, KUJDES PO!
MBYLLUR mbrëmë diskot, klubet e natës, palestrat dhe nga sot edhe mjediset e mbyllura për argëtimin e fëmijëve… FALEMINDERIT TË GJITHË PRONARËVE TË TYRE PËR MIRËKUPTIMIN DHE KONTRIBUTIN KONKRET NË VIJËN MBROJTËSE TË LUFTËS
MASAT SHTRËNGUESE DO TË VIJONË SIPAS PLANIT DHE KONTRIBUTI JUAJ, I ÇDO QYTETARI ËSHTË ESENCIAL PËR PËRBALLIMIN ME SA MË PAK PASOJA TË ARMIKUT TË PADUKSHËM QË KËRCËNON SHËNDETIN TONË E TË NJERËZVE MË TË DASHUR RRETH NESH
#tëBASHKUAR #njëSHTETnjëFAMILJE
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/209366853610695/?t=21