Shpresat e Juventusit për të fituar titullin e 10 kampion radhazi, kanë marrë një goditje të rëndë sot pas humbjes ndaj Napolit, me këtë të fundit që kthehet në garë për një vend në Ligën e Kampioneve.
Bardhezinjtë e Andrea Pirlos u mposhtën me rezultatin 1-0.
Heroi i skuadrës së Napolit ishte sulmuesi Lorenco Insinjo që realizoi nga pika e bardhë e 11 metërshit.
Një gol që ylli Napolit ia dedikoi të dashurës së tij me rastin e Shën Valentinin.
Pas kësaj humbjeje Juventusi renditet në vendin e tretë me 42 pikë, ndërsa Napoli pozicionohet në vendin e katërt me 40 pikë.