Transformimi i shpejtë urban që ka pësuar vitet e fundit Tirana, si dhe vizioni për t’ia rikthyer qytetin qytetarëve, duke krijuar hapësira publike e duke rritur zonat e gjelbëra, ishte fokusi i bashkëbisedimit të kryebashkiakut Erion Veliaj me studentë të arkitekturës së Institutit të Teknologjisë në Masaçusets dhe studentët e Universitetit të Harvardit.
Gjatë prezantimit të Tiranës para studentëve të dy prej universiteteve më të mira në botë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se një nga objektivat e punës së tij ka qenë dhe përshtatja e infrastruklturës për ta bërë atë sa më miqësore për fëmijët.
Veliaj, i cili aktualisht po kryen një mandat të dytë, foli edhe mbi hapat e transformimit të Tiranës në një qytet më të mirë, më të gjelbër dhe më njerëzor.