Besnik Mustafaj ka folur në lidhje me qëndrimin e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, pas tubimit të Ilir Metës më 2 mars.
Ai tha se “ambasadorja është në periudhën e njohjes së realitetit”.
“Unë për vetë natyrën time profesionale, nuk kam prirjen t’i gjykoj ambasadat e huaja, as të ankohem nga to e as të shpresoj.
Çdo Ambasadë përcjell imazhin e vet. Fryma anti-europiane apo anti- amerikane, apo anti- franceze etj në shoqëri është shkaktuar nga sjelljet joadekuate të Ambasadave”, deklaroi ai.
Mustafaj tha se me sa ka kuptuar nga fjalimi i presidentit ai kësaj here iu drejtua shoqërisë shqiptare.
“Shqipëria është e para për mua, SHBA e dyta. Nuk e shoh të preokupuar z. Meta se çfarë mendojnë Ambasadat.
Flamuri ishte, aq më mirë. Simbol është”, deklaroi Mustafaj në News24.